Ishte në ditëlindje? Kiara Tito gjen “Butrint Imerin” në studion e Why Not
Kiara Tito është një ndër vajzat më të komentuara të show-bizit shqiptar. Moderatorja shpesh herë është përfolur nga mediat për "romancën" e saj me këngëtarin Butrint Imeri.
Një romancë e cila asnjëherë nuk është pranuar as nga Kiara dhe as nga Butrinti. Mirëpo, edhe pse ata nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për njëri-tjetrin fansat dhe portalet vazhdojnë të flasin.
Vetëm pak javë përpara bukuroshja festoi ditëlindjen e saj të 25-të pranë miqve të saj dhe sigurisht as aty nuk do të mungonin thashethemet. U tha e u stër tha që Butrinti ishte aty për të festuar me Kiarën në ditën e saj më të rëndësishme.
Mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora, Kiara e sqaron njëher e mirë të vërtetën duke hedhur poshtë këto thashetheme.
"Ku ka qenë me nuk e pashë. Mos ka qenë poshtë tavolinës dhe nuk e kam parë"- thotë ajo.
Arsyeja e të gjitha këtyre thashethemeve ka qenë një video e postuar nga stilisti, Niko Komani ku në të cilën shihej Kiara duke kërcyer këngën e Butrintit. Kaq mjaftoi që rrjeti të "shpërthente" .