Strategjia e Eltonit dhe Xhoit fut në kurth gjuetarët
Gjashtë gjuetarët finalistë, ata të cilët mbijetuan dhe arritën të shkonin deri në destinacionin e fundit. Në episodin 10 ata ishin në Ksamil, në një prej mrekullitë dhe perlave të Ballkanit.
Në këtë episod zgjimi ndodhi ndryshe, një zgjim me strategji nga dy prej gjuetarëve për të futur në kurth pjesën tjetër të grupit dhe për t’i ngatërruar në gjetjen e indicies së fundit.
Eltoni zgjohet në mëngjes dhe shkon në dhomën e Xhoit duke i sugjeruar një rreng për dy djemtë e tjerë. Ata shkruajnë një letër të ngjashme me ato që Silvi Fort përgatit për gjuetarët, duke formuluar një tekst ndryshe e duke e futur në një shishe që më pas ta hidhnin në pjesën ku ata të gjithë do kërkonin për indicien e vërtetë.
E mesa duket rrengu i përgatitur nga Eltoni dhe Xhoi rezultoi i suksesshëm pasi ishte Andueli ai i cili e gjen dhe e ndan me shokun e sdukadrës, Frojsin. Të dy të gëzuar mendojnë se e kanë gjetur indicien e fundit por që në fakt ishte indicia e stisur nga dy konkurrentët e tjerë për t’i ulur hovin e kërkimit atyre.
Siç duket rrengu që mendoi Eltoni dhe Xhoi për dy djemtë e tjerë rezultoi i suksesshëm pasi djemtë rranë në kurthin e tyre.