Makina përplas për vdekje babain e reperes me famë botërore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2021, 16:17
Babai i reperes me famë botërore Nicki Minaj ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë në New York.
Robert Maraj po ecte në një rrugë në Mieola të Long Island, kur u mor përpara nga një makinë të premten. Shoferi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes pas aktit të rëndë, duke e lënë 64 vjeçarin në rrugë.
Maraj u dërgua me urgjencë në spital, duke ndërruar jetë të shtunën si pasojë e plagëve të rënda.
Deri më tani reperja 38 vjeçare nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.
