Ministria e Kulturës “harron” kishën e “Shën Gjergjit”, pa investime prej 30 vitesh
Për vite me rasdhë në kishën e Shën Gjergjit në Roskovec nuk është bërë asnjë investim për restaurimin e saj. Kryetarja e bashkisë, Majlinda Bufi, thotë se nuk kanë ëmunguar projektet për rikonstruksionin e kësaj godine, por asnjëherë nuk janë zbatuar. Nëse nuk do të ketë asnjë investim nga Ministria e Kulturës as këtë vit, atëherë Bashkia do të veprojë me fondet e saj.
Për rreth 1 shekull e gjysmë kisha e Shën Gjergjit në Roskovec ka qenë një nga vendet më të rëndësishme të për kryerjen e riteve fetare për besimtarët e krishterë në këtë zonë.
"Duhet të rregullohet, pse mos të rregullohet. Kishat e tjera janë përsëmbari, edhe kjo të bëhet."
"Të mirëmbahet, të bëhet rruga."
Megjithëse për restaurimin e saj ndër vite janë prezantuar disa projekte në të nuk është vënë dorë që prej viteve 90 kur edhe u shkatërrua.
Nuk ka fonde, shprehet kryetarja e bashkisë së Roskovecit Majlinda Bufi. Nëse nuk do të ketë as këtë vit çelje fondesh për investime në kishën e Shën Gjergjit, atëherë, tha Bufi ky objekt kulti do të restaurohet nga Bashkia.
"Ne kemi dërguar një projekt restaurimi jo vetëm të godinës por të gjithë territorit dhe rrugës hyrëse pranë Ministrisë së Kulturës. Nëse dhe këtë vit nuk do të kemi financim nga Ministria e Kulturës atëherë vitin që vjen ne do ta planifikojmë restaurimin e kësaj kishe me buxhetin tonë."
Rreth një vit më parë u prezantua edhe një projekt restaurues për kishën në Strum që mban edhe titullin e Monumentit të Kulturës, por pavarësisht kësaj projekti nuk ëshë zbatur ende.