“Jemi në m*t deri në fund”-Monologu i Ermir Jonkës që tregon realitetin shqiptar

Jeni në mut gjer në fyt...

Po po...

Ende nuk e keni kuptuar por jeni brezi i hiç-it.

Hiç pune, hiç te ardhura, hiç burime...

Ç ’te thuash, një e ardhme e ndritur përpara...

Para pak ditësh dikush me kujtoi të kem thënë dikur se lakmia është e mirë.

 Mesa duket qenka bere ligj.

Sepse lakmia e shtyu një mikun tim avokat të blinte tre shtëpi, që nuk ia mbante xhepi...

Lakmia shtyu edhe prindërit tuaj të merrnin një kredi 250.000 euro për një shtëpi që kushton 200.000 dhe me ato 50.000 euro të mbetura vrapuan në një qendër tregtare për të blere televizorin e teknologjisë së fundit, celularin më të ri, laptop e meqë i kishin ato para nga kredia thanë: Pse mos blejmë edhe një fuoristradë që s’të bën punë në qytet?”

 E pse mos ta blejnë edhe një shtëpi ne plazh? Kredi për kredi, shtoje edhe një.

Dhe ne e dimë mirë se çmimet e apartamenteve dhe vilave ne Shqipëri vetëm rriten.

Po se mos e vret mendjen kush, për të kënaqur lakminë qeveria detyron bankën qendrore t’i fusë një ulje normës së interesit që të shtohet konsumi prej pandemisë dhe o burra, blerje, pazare, kredi edhe për të bërë gjoksin e veshur "Balenciaga". Lakmi ngado, por vetëm një grusht pasurohen, ne të tjerët punojmë, paguajmë taksa për ta.

Por është e njëjta lakmi që shtyn qeverinë të dalë e të lypë borxh sa nga perëndimi në lindje, të krijojë një deficit që të merr frymën, të huton me ca terma FMN, BB, Berzh, e ti thua derisa na japin borxh të besueshëm jemi, ndërsa qeveria krekoset se deficitin do ta paguajnë në breza, shume kohe pasi të kenë ikur vetë të hane pensionin me brez të shtatë në parajsa fiskale.

Në fakt çdo borxh që merr kjo qeveri është një ASHM: Armë e shkatërrimit në masë.

Që nga koha kur kam folur për lakminë, shoh që është ngritur në kult, tashmë përzier edhe me zilinë.

Bëhen PPP, që borxh janë të shkretën e ne do t’i shlyejmë, unë e ti dhe majmet oligarku...

Jepen koncesione pa gare, majmet biznesmeni pranë qeverisë bashkë me zyrtarin përkatës. Ne prapë do t’i paguajmë.

Shembet Teatri e ngrihen kulla, që dikush të fusë në xhep 20%, ne të gjorët do paguajmë për të gjitha katet, nga taksat tona.

Merr kredi ti e unë edhe për një palë pushime, që po ne do t’i lajme, majmet bankieri me bonus.

Dhe ç’është me e bukura, asnjë nuk është përgjegjës.

E vërteta është se po besojmë të tërë të njëjtat broçkulla.

Në këtë vend ekonomia mbahet nga ndërtimi e tregtia, jo nga ndonjë sektor prodhues. S’bëhet fjale jo, jemi në vendin e qendrave tregtare dhe të prodhimit bujqësor vendas që hidhet në lum, të portokallit qe vjen nga Greqia, e miellit nga Serbia, a thua se s’kemi tokë për agrume e drithëra. Jemi të gjithë brenda një mekanizmi që na detyron të punojmë për paranë që pasuron vetëm një grusht zengjinësh dhe varfëron masën.

Mu desh të kaloja në burg disa kohe dhe tani që jam i lire ju them se me vlejti. Sepse nga përtej hekurave shihja botën jashtë qe i turrej lekut e babëzitur dhe ulërija: Ore jeni çmendur të gjithë.

Shikoni, është nën dritën e diellit, mjafton të kesh pak përqendrim: Nëna e gjithë të këqijave është spekulimi, borxhi i imponuar ku na kanë zhytur.

Si përfundim armiku kryesor është borxhi i tmerrshëm që duhet të shlyejmë, një biletë e sigurt pa kthim drejt falimentimit. Është i keq, gërryes, shkatërrues, si kanceri. Është një sëmundje që duhet ta luftojmë. Si dilet nga ky kolaps? Po ua them me vetëm një fjali: Zgjohuni ju o njerëz e ftillohuni, se paraja e atyre lart bashkë me lakminë nuk flenë kurrë.