Qendra Kulturore e Beratit rrëmben çmimin e parë të Festivalit Ndërkombëtar

Qendra Kulturore "Margarita Tutulani" në Berat fitoi çmimin e parë në Festivalin Ndërkombëtar të këngës qytetare që u organizua në qytetin e Prizrenit.

Edicioni i tretë i këtij festivali ndërkombëtar titulluar "Kënga Qytetare na bashkon" mblodhi rreth vetes shumë formacione artistike nga Kosova,Maqedonia e Veriut,Mali i Zi, Shqiperia,Bosnje-Hercegovina,Turqia etj.

Grupi artistik i qytetit të Beratit u përfaqësua në këtë festival nga këngëtarët e mirënjohur Floresha Debinja,Ludmilla Baballëku e Petrit Berisha,ndërkohë që nuk munguan në këtë event edhe orkestrantët e muzikantët e Qendrës Kulturore "Margarita Tutulani".

Falë performacës së shkëlqyer muzikore e orkestrale si dhe shpalosjes së kulturës së qytetit nëpërmjet këngëve e valleve, grupi artistik i Beratit rrëmbeu çmimin e parë tē Festivalit midis dhjetëra grupeve pjesëmarëse nga Ulqini,Tetova,Presheva, Gjakova,Prizreni,Turqia,Bosnja etj.

Orkestrina popullore e grupit artistik të Beratit e drejtuar nga Albi Kadëna u vleresua nga juria e festivalit me çmimin e parë.

Ky çmim u pasua edhe nga çmimet e këngëtareve më të mira të festivalit që u fituan nga këngëtaret beratase Floresha Debinja e Ludmilla Baballëku.