E mbijetuara e Holokaustit rrëfen "fëmijërinë e humbur" në 76-vjetorin e çlirimit të kampit të Aushvicit
“Fëmijëria e humbur" është ekspozita e çelur në internet në 76 vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes në Aushvic nga trupat sovjetike. Mes tyre spikat rrëfimi I një të mbijetuare, e mbetur jetime kur nazistët pushtuan Poloninë në 1942.
Për një të mbijetuar si fkujtimet e Holokaustit jetojnë vetëm në fotot që I kanë rezistuar kohës.
Ajo ishte foshnjë kur prindërit e saj u vranë në Poloninë e pushtuar nga nazistët në vitin 1942.
Leah e shpëtoi një prift i cili strehoi në një jetimore të drejtuar nga murgeshat. Ajo i mbijetoi Luftës së Dytë Botërore si vajza e birësuar e një çifti të krishterë.
Në shtëpinë e saj në Jeruzalem, Nebenzahl ruan një fotografi kur ishte foshnjë. Nëna e saj ia kishte dërguar gjyshes pas lindjes së saj në 1942.
"Ajo nënshkruan: 'Leah Herschman' - dhe kështu mësova emrin që më ishte dhënë nga prindërit e mi. Ky është kujtimi im i vetëm. Kjo është arsyeja pse kjo është një fotografi historike," tha ajo.
Për disa të mbijetuar të Holokaustit, zotimi për të "mos harruar kurrë" merr një kuptim të veçantë sidomos kur shohin kujtimet e prindërve që kanë humbur si fëmijë të vegjël.
Të mbijetuarit e Holokaustit shënojnë këtë vit 76 vjetorin e çlirimit të kampit të vdekjes në Aushvic nga trupat sovjetike
Historitë dhe fotot e të rinjve hebrenj, disa prej tyre jetimë si Leah, janë pjesë e një ekspozite të çelur në internet - "Fëmijëria e humbur" - nga muzeu i Holokaustit “Yad Vashem” në Izrael.
Prej tyre shumë u bashkuan me të afërmit dhe vazhduan të jetonin në Izrael, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Amerikën Latine dhe vende të tjera.