Toni mafiozi

Nga Ascanio Celestini, Monolog nga Ermir Jonka

Na ishte një herë një vend i vogël.

Lideri i këtij vendi të vogël ishte Toni mafiozi.

Toni mafiozi qeToni mafiozi, unik, thuhej se bënte vepra kriminale pa u ndalur, aq shumëkrime bënte sa disa prej tyre i kryente pa dijeninë e tij.

Por duke qenë lideri i një vendi të vogël ai arrinte të mos ndëshkohej asnjëherë.

Por thonë se një ditë Toni mafiozi u ndje i vetmuar, i trishtuar, i braktisur, u ndje i vjetër. Dhe pranoi të dilte para drejtësisë për t’ju ënnshtruar një procesi të plotë.

U shfaq në gjykatë dhe deklaroi:

Zonja e zotërinj, jam i bindur se shumë prej jush duan të dinë se ku i geta paratë për të bërë bizneset e mia të panumërta, sa fitime kam nxjerrë prej tyre, sa para kam hedhur për të ndërtuar një mekanizëm kompleks në të cilin bashkëjetojnë e ligjshmja dhe e paligjshmja..

Paratë, eh paratë të dashur gjykatës...në duart e mia kanë rrjedhur lumenj me para. Unë di gjithvka për paranë. Ndaj ju them se sot duke më dënuar mua ju nuk dënoni një njeri, duke më dënuar mua ju nuk po dënoni një politikan, apo shtetar, duke më dënuar mua ju dënoni paranë.

Unë e di që shumë nga ju, në mënyrë hipokrite e konsiderojnë të paligjshme dhe të ndyrë të shpenzojnë një euro për të blerë një gjykatës, por e konsiderojnë legjitime dhe normale të harxhojnë 1 euro për të blerë një kafe.

Por të dashur zonja e zotërinj, 1 euro është gjithmonë një euro dhe nëse është e vërtetët absolute që 1 kg hekur peshon sa 1 kg pambuk, atëherë 1 euro që i merret a i rrëmbehet një fëmije vlen as më shumë e as më pak se 1 euro  dhënë për bamirësi. Sepse 1 euro është gjithmonë 1 euro. Edhe 1 euro drogë kushton sa 1 euro bukë. Sepse 1 euro është gjithmonë 1 euro.

Të dashur zonja e zotërinj, që në krye të karrierës sime të ndritur  politike, edija se duhej të manipuloja opinionin publik, për këtë bleva televizione, gazeta e portale. Unë sot p.sh jam pronar televizionesh, që quhen të tilla vetëm sepse është shkruar në logo. Por unë njoh gazetarët dhe di se mund të paguash me të njëjtat para rrogën e një gazetari të ndershëm dhe po me të njëjtat para edhe rrogën e një gazetari të pandërshëm. Sepse 1 euro dhënë një gazetari të lirë e të pavarur vlen sa 1 euro që i jep një bythlëpirësi...dhe më fal, nëse mund të kesh bythlëpirësin, pse të marrësh gazetarin e pavarur, kur 1 euro është gjithmonë një euro?

Zonja dhe zotërnj, shumë intelektualë ju quajnë injorantë se kaloni shumë kohë duke parë programet idiote e të fëlliqura, pa pikë niveli nëpër televizione dhe se në vend të tyre duhet të lexoni libra, të shihni teatër a kinema të mirë...por ju në fakt stoikë, qëndroni aty, ulur në divanin e shtëpisë suaj, duke parë programe ordinere...pse? Sepse ju e dini shumë mirë që 1 euro kulturë kushton sa 1 euro injorancë, sepse 1 euro është gjithmonë 1 euro.

A e njihni lojën e monopolit? Jua shpjegoj thjeshtë, në monopoli përdoren para që jashtë loje nuk vlejnë asgjë, por në monopoli  janë gjithcka, si paratë në jetën e përditshme. Por ka një ndryshim të madh nga jeta reale, ti nuk mund të spekulosh me fondet  e rindërtimit pas tërmetit, në monopoli nuk pasurohesh me inceneratorë, në monopoli nuk mund të shkosh me prostituta...pse? Thjesht sepse në monopoli nuk ka inceneratorë, në monopoli nuk ka tërmet, në monopoli nuk ka prostituta, as leje ndërtimi. Po jashtë monopolit? Në botën reale? Në shtetin ekapur nga mafia? Ka gjithcka...sepse ne e dimë se në shtetin që kemi krijuar gjithcka e gjithkush mund të shitet e të blihet.

Të nderuar zonja e zotërinj, me para mund të ndërtoni puse për t’u lagur buzët gjithë të eturve, me të nëjtat para mund të rrëzoni qeveri e të shkatërroni oligarkë, me të njëjtat para mund të paguanipër kurimin e covid-it të një punëonjëseje të nënpaguar të një fasonerie, por me të njëjtat para ju mund të keni një eskortë, 17 vjecare, nga këto pjeshkat e instagramit, me gjoks e bythë të bëra që ju kërcen majë cdo tavoline, me të njëjtat para mund të sigurohen arsenale të fuqishme edhe bërthamore...

Të nderuar zotërnj, unë jam Toni mafiozi e nëse në jetë do të kisha mundur të akumuloja miliarda e miliarda ilegalisht, nuk do ta kisha bërë prej dashurisë a fiksimit që kam për të paligjshmen, por thjesht për paranë. Ndaj po jua përsëris se nëse sot më dënoni mua, ju nuk dënoni një njeri, nëse sot më dënoni mua ju nuk dënoni një politikan, ju duke më dënuar mua dënoni sistemin, që mban shtete të tërë në këmbë.