Bashkimi Europian i ndryshon "fytyrën" shtëpisë së Avni Rustemit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2021, 16:04
97-vjet pas vdekjes së Dëshmorit të Atdheut, Avni Rustemi, shtëpia ku ai ka qëndruar në Libohovë, ka marrë tjetër pamje, duke marrë një trajtë më dinjitoze që mund të çojë drejt një interesimi më të madh nga ana e turistëve.
Shtëpia e cila ishte shpallur Muze, u rrënua pas viteve '90 ndërsa nuk kishte asnjë ndërhyrje për ta rikonstruktuar atë.
Bashkimi Europian përmes Instrumentit për Ndihmën e Para-Anëtarësimit, që ndihmon vendet me prespektivë bashkimi në BE dha një fond prej 4 milionë lekësh, për rehabilitimin e shtëpisë.
Tanimë gjithçka ka përfunduar, dhe godina muzeale është gati të presë vizitorë.