Shqiptarët në Oscars, "Furgoni" synon çmimin "Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër"

Një film me produksion shqiptar dhe ku flitet shqip, ja ka dalë që nominohet për herë të parë në ceremoninë e çmime Oscar.

Realizimi i regjisorit, Erenik Beqiri, i titulluar  “Furgoni” (The Van)  do të garojë për kategorinë " Filmi më i mirë aksion me metrazh të shkurtër".

Nga vetë emri, historia flet për një djalë me moshë relativisht të hershme me ëndrrën për të emigruar në mënyrë të jashtëligjshme drejt Britanisë.

Në pamundësi ekonomike, protagonisti që luhet nga aktori francez Phenix Brossard merr  pjesë në ndeshje ilegale në brendësi të një furgoni, i cili niset me dy luftëtarë në brendësi por nga ku mund të dalë vetëm një fitues.

Pjesë e këtij kasti janë gjithashtu aktorë me eksperiencë si Arben Bajraktaraj, Lulzim Zeqa, Afrim Muçaj, si dhe boksieri i njohur shqiptar Ismail Keta.

Rrëfimi dinamik arrin të gozhdojë shikuesit në pak minuta ndërsa mesazhet janë të shumta në mbylljen me trajtë enigmatike.

Fillimisht në kategorinë e filmit më të mirë me metrazh të shkurtër aplikuan 174 filma, ndërsa ekspertët përzgjodhën vetëm 10 prej tyre, përfshirë produksinin shqiptar, gjë që mund të konsiderohet si një arritje e jashtëzakonshme.