Rama: Në listën e Presidentit do të shihni gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar
Arrestimin dhe nxjerrjen para togave të zeza të gjyqtares Enkelejda Hoxha, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si një lajm të mirë për funksionimin e drejtësisë së re. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët e Tiranës, kreu i qeverisë akuzoi gjyqtaren si një funksionare që përdori detyrën për të liruar të burgosurit e rrezikshëm.
"Një gjykatëse një mostër u habit gjithë dynjaja atëherë me vendimet e saj për të liruar njerëz që ishin me burgim të përjetshëm për të dalë sot në rrugë është sot në burg."
Për mjekun Edvin Prifti, Rama u shpreh se ndaj tij ka patur një denoncim edhe nga Drejtori i Spitalit, por pa treguar më shumë detaje.
"Një mjek shef pavijoni që ju gjetën në shtëpi paratë e dynjasë për rastin mjekut ka pasur një denoncim që është përcjellë nga Drejtori i Spitalit."
Ashtë si në çdo komunikim me publikun të Kryeministrit, Presidenti Meta dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nuk i kanë shpëtuar akuzave të tij.
"Në listat e Presidentit nuk do çuditem fare po të shikojmë ndonjë prokuror që e ka hequr Vettingu të shfaqet si luftar i lirisë dhe integrimit. Të vjen dhe zor t'ju thuash arabëve juve duhet të na kuptoni por neve nuk e kemi mirë Presidentin nga trutë e kokës del ajo e çmendura thotë shkolla 'Sami Frashëri' shkon në Paskuqan."
Duke folur për programin e Partisë Socialiste për mandatin e tretë, Rama zbuloi edhe lehtësirat që do të premtohen për rishikimin e taksës progresive dhe pagën minimale.
"Një janar të 2023 ta bëjmë të pa taksueshme 40000 mijë lekshin dhe të shtrijmë në1 janar të 2022 fashën e atyre që marrin deri ne 2 milionë lekë."
Ndërsa për mungesën e ujit të pijshëm, Rama e pranon që është turp që diskutohet në 2021, por për këtë turp nuk bën fajtor vetën por qeveritë e së kaluarës, pavarësisht se prej 8 vitesh ndodhet në krye të shtetit.