Tërmeti me magnitudë 7.1 “shkund” Japoninë

Ditën e sotme një tërmet i fortë ka goditur Japoninë.

Sipas autoriteteve tërmeti me madhësi 7.1 tronditi rajonin Fukushima në Japoninë Lindore, mirëpo deri më tani nuk janë raportuar dëmë apo  të plagosur.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë bëri me dije se epiqendra u raportua në Fukushima, në një thellësi prej 60 kilometrash.

Tërmetet janë të zakonshëm në Japoni, një nga zonat më aktive në botë sizmikisht. Japonia përbën rreth 20 përqind të tërmeteve në botë me madhësi 6 ose më të madhe.