Aksidet i rëndë, përplasen 25 automjete, një person humb jetën dhe dhjetra të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2021, 12:43
Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën A32 Torino-Bardonecchia për shkak të rrugës së ngrirë dhe kushteve atmosferike.
Në aksident janë përfshirë 25 automjete dhe raportohet për 10 persona të plagosur e 1 person të vdekur.
Për momentin autostrada A32 është mbyllur në drejtim të Bardonecchia.
"Është e tmerrshme, është një ferr," përsërit një burrë teka endet mes makinave për të shpëtuar shoferët e automjeteve .
Imazhet e para të shpërndara në rrjete sociale tregojnë panik dhe frikë. Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen tashmë në vendngjarje.