Ngjela: Politikën amerikane nuk e mund dot krimi i rrugës, Yuri Kim nuk i përmend kot ata me non grata

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, avokati Spartak Ngjela u shpreh se politika amerikane nuk mundet dot nga krimi i rrugës në vendet ku ka interes.

Ngjela: Tani këtu ka dy gjëra: politika amerikane nuk mundet në vendet ku ka interes, sidomos nga krimi i rrugës. Se çfarë duan të bëjnë këta nuk e kuptoj. Ambasadorja amerikane nuk mund të përmendte non grata nëse nuk ka të bëjë me Amerikën.

Pse e tha këtë? Sepse ka lidhje me drejtësinë dhe ligjin amerikan. A do ta çojë para politika amerikane këtë gjë që ka nisur në vendin tonë? Ambasadorja amerikane drejton politikën e presidentit Biden.

https://youtu.be/Y0Ts5fIBweQ