Policia gjen 12 afganë të fshehur në një kamion në Han të Elezit
Ditën e sotme rreth orës 04:00, policia e Kosovës ka ndaluar 12 shtetas afganë në pikën kufitare Hani i Elezit.
Ata kanë hyrë nga Maqedonia e Veriut më një kamion ngjyrë të bardhë me rimorkio me ngjyrë hiri të cilën e drejtonte shtetasi me inicialet A. N. nga Graçanica.
Nga ana e zyrtarëve policor mjeti është selektuar për kontroll me pajisje-kamera.
“Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani”, - thuhet në njoftimin e policisë.
Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor për shenja Covid.
Ndërkohë, në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrant.