Ndërron jetë aktori i famshëm, fitues i çmimit Oskari, Christopher Plummer
Christopher Plummer, aktori fitues i çmimit Oskari vdiq të premten në shtëpinë e tij në Connecticut. Ai ishte 91 vjeç.
"Chris ishte një njeri i jashtëzakonshëm që e donte dhe respektonte thellësisht profesionin e tij me sjellje të shkëlqyera, humor vetvlerësues dhe muzikën e fjalëve," - tha shoku dhe menaxheri i tij i vjetër Lou Pitt në deklaratën e tij për CNN.
"Ai ishte një Thesar Kombëtar që i gëzohej thellë rrënjëve të tij Kanadeze. Përmes artit dhe njerëzillëkut të tij, ai preku të gjithë zemrat tona dhe jeta e tij legjendare do të qëndrojë për të gjitha brezat që do të vijnë."
Përveç bashkë-interpretimit si Kapiten Von Trapp në muzikalin e vitit 1965 përballë Julie Andrews, Plummer fitoi një Çmim Oscar si aktor mbështetës për rolin e tij në filmin "Fillestarët" të vitit 2010 dhe u nominua përsëri së fundmi në vitin 2018.
Plummer qëndroi jashtëzakonisht i zënë deri në të 80-at e tij, duke luajtur bashkë në misterin hit të vitit 2019 "Knives Out".
Rolet e tjerë të paharrueshëm përfshijnë portretizimin e gazetarit Mike Wallace në "The Insider", një gjeneral i Klingon në "Star Trek VI" dhe zëri i filmin e animuar Pixar "Up".