Pagëzimi i merr jetën foshnjës, familjarët akuza të rënda Kishës

Kisha Ortodokse në Rumani po përballet me një presion për të ndryshuar ritualet e pagëzimit, pasi një foshnjë humbi jetën gjatë ceremonisë kur u zhyt tre herë në ujë të shenjtë.

Foshnja gjashtëjavëshe pësoi një arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital  por fatkeqësisht humbi jetën disa orë më vonë.

Rezultatet e autopsisë treguan se ai kishte ujë në mushëritë e tij.

Lidhur me këtë rast, prokurorët kanë hapur një hetim vrasjeje pa paramendim kundër priftit në qytetin veri-lindor të Suceavas.

Një peticion në internet që bën thirrje për ndryshime në ritual kishte mbledhur më shumë se 56 mijë nënshkrime deri të enjten në mbrëmje.

“Vdekja e një foshnje të porsalindur për shkak të kësaj praktike është një tragjedi e madhe”-thuhet në një mesazh të peticionit.

Zëdhënësi i kishës Vasile Banescu tha se priftërinjtë mund të hedhin pak ujë në ballin e foshnjës në vend të zhytjes së plotë.