Universal përplaset me rivalin e Tik Tok, i bllokon këngët që menaxhon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2021, 22:49
Labeli më i madh muzikor në botë Universal ka bllokuar të gjitha këngët e saj nga aplikacioni Triller.
Kompania ka thënë se Triller në mënyrë të turpshme u ka mbajtur pagesa borxh artistëve të labelit dhe nuk pranoi të negociojë një licencë për të përdorur muzikën në mënyrë legjitime.
Triller është një rival i Tik Tok, i cili lejon përdoruesit e tij të krijojnë video të shkurtra me muzikë.
Kompania me bazë në Los Angeles kategorikisht mohoi akuzat se kishte mbajtur para.
Pjesë e Universal janë artistët me famë botërore si Rihanna, Billie Eilish, Selena Gomez, Lady Gaga, Jay-Z dhe Bob Marley, muzika e të cilëve nuk do të gjinden më në Triller.