New York/ Në gradaçelën e “pasanikëve” me tuba të prishur dhe ashensorë që bllokohen: 'E urrejmë njëri-tjetrin'
Tuba që prishen vazhdimisht, ashensorë që bllokohen gjithashtu pasi pushtohen nga rrjedhjet e ujit, zhurma, çarje në mure dhe ndërtesa që tunden nga era.
"Duket se është një anije, jo një shtëpi" protestojnë banorët.
Kur, në vitin 2014, u ngjita mbi 400 metra të lartë në ashensorin e lekundshëm të sheshit të ndërtimit, në majën e 432 Park Avenue, kulla që ishte në atë kohë rrokaqielli më i gjatë i banimit në botë, shoqëruesi im, duke treguar me krenari pamjen, tha: "Do të kushtojë shtrenjtë, por këtu lart do të jetë si të jesh në parajsë."

90 milionë dollarë kushton një apartament nën çati, në katin e 96-të, por me një pamje nga i gjithë New York City dhe pa asnjë fqinj përreth.
Këto ishin vitet e zhurmshme të bumit të Billionaires Row: përgjatë rrugës së 57-të të Manhatanit kur kullat për miliarderët u ngritën si kërpudha.
Amerikanë por edhe kinezë, rusë, arabë dhe pjesë të tjera të botës, të gjithë të gatshëm të mbledhin dhjetëra miliona për një apartament ekskluziv në majë të ndërtesave mbi 300 metra të larta.
Shumë e lartë dhe shumë e hollë pasi ajo që ka rëndësi është të shkosh në parajsë dhe të jesh atje vetëm. Pas One57, i pari në seri, me apartament nën çati të blerë për 100 milionë dollarë në 2014 nga Michael Dell (themeluesi i Dell Computers), arkitektët dhe ndërtuesit u vetëkënaqën duke u ngjitur lart e më lart dhe duke u përqëndruar në struktura gjithnjë e më të holla.
Sot shtatë nga këto kulla që prekin ose tejkalojnë 400 metrat kanë ndryshuar horizontin e New York-ut, por nëse rrokaqiejt janë vërtet materializimi i suksesit të kapitalizmit amerikan, duhet të shqetësohemi për të ardhmen e tij.
Biznesi i shtëpive për miliarderë ka qenë në krizë prej disa vitesh: çmimet, të cilat kishin arritur nivele të çmendura, kishinë në 2019 me të paktën 20%, edhe për shkak se autoritetet amerikane kishin filluar të kontrollonin origjinën e parave, sidomos kur bëhej fjalë për shtetas rusë apo kinezë, ose për shkak të sanksioneve kundër oligarkëve të Moskës, ose për shkak të fushatës së Xi Jinping në Kinë kundër korrupsionit dhe shpalljes së tepërt të pasurisë.
"Ne jemi të detyruar të shesim ndërtesat më të bukura në botë me humbje", ankohen ndërtuesit.
Por gjërat vazhdojnë të përkeqësohen: pandemia dhe bllokimi i udhëtimeve nga dhe për në SHBA, ka bërë që blerjet të bien edhe më shumë dhe çmimet të ulen me 15% të tjera.
Kulla e Parkut Qendror, ndërtesa më e lartë me 472 metra, po e gjakos ndërtuesin, Extell. Ai ka shpenzuar 3 miliardë dollarë për ta ndërtuar, por 179 apartamente janë ende të pashitur.
Llogaritë nuk dalin as në afërsi të 220 Central Park South Tower, pavarësisht nga blerja rekord dy vjet më parë e financierit miliarder Kenneth Griffin, i cili bleu për 238 milionë dollarë një pallat tre-katësh në krye të gradaçelës.
Por edhe në ndërtesat e përfunduara dhe të shitura në kohë, jeta nuk është aspak qiellore, as për ata që jetojnë atje, as për ndërtuesit dhe menaxherët e ndërtesave që po zbulojnë të gjitha të metat e zgjidhjeve shumë të guximshme inxhinierike, kurrë të provuara më parë.
Rrokaqiejt gjithmonë lëkundje nga era dhe për këtë arsye ato janë ndërtuar me materiale që tolerojnë fleksibilitet të konsiderueshëm, por kulla të tilla të holla lëkunden shumë më tepër, trarët prodhojnë zhurmë dhe çarje që shfaqen kudo.
Për të mos folur më pas tubat, në presion të lartë në ndërtesa të tilla të larta; ashensorë që bllokohen. Ndonjëherë edhe për shkak të dridhjeve të shkaktuara nga era.

Në ndërtesat, gjysmë të zbrazëta, pronarët janë të zemëruar: "Të gjithë e urrejmë njëri-tjetrin".
Ndërsa Sarina Abramovich, e cila mbërriti nga Londra dhe që jeton në 432 Park Avenue, shprehet: "Ata ende i reklamojnë këto apartamente si një dhuratë nga Zoti".