Egjipti liron gazetarin e Al Jazeera-s pas 4 vitesh

Media të ndryshme dhe burime të të drejtave të njeriut në Egjipt dhe Katar raportuan të enjten në mbrëmje lirimin e gazetarit të Al Jazeera-s, Mahmoud Hussein nga autoritetet egjiptiane.

Hussein u arrestua në fund të vitit 2016 pasi u kthye në shtëpi në Egjipt nga Katari.

Autoritetet e akuzuan atë për përkatësi në një grup të jashtëligjshëm dhe përhapjen e lajmeve të rreme që synojnë destabilizimin e vendit.

Në disa postime në Twitter, gazetarët e Al Jazeera-s, Jamal dhe Sarah Raafat, gazetari Hossam El-Shorbagy dhe aktivisti i të drejtave të njeriut Gamal Eid raportuan lirimin e Husseinit.

"Qatar Today" në Twitter shkroi se "autoritetet egjiptiane liruan Mahmoud Hussein, një gazetar i Al Jazeera-s, pas një ndalimi administrativ që zgjati më shumë se katër vjet".

Autoritetet egjiptiane, Al Jazeera, apo familja e Husseinit ende nuk i kanë komentuar raportet.

Al Jazeera zyrtarisht u ndalua në Egjipt pas një grusht shteti ushtarak në vitin 2013 kundër Mohamed Morsit, presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Lirimi i Husseinit vjen pothuajse një muaj pas një marrëveshjeje për t'i dhënë fund bllokadës 3-vjeçare të Katarit nga Egjipti, Arabia Saudite, Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.