PD ka gati ekipin për fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit, Basha i beson Gjirokastrën Tritan Shehut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2021, 16:14
Partia Demokratike ka përmbyllur zyrtarisht caktimin e drejtuesve politikë, të cilët do të drejtojnë fushatën për zgjedhjet e 25 prillit.
Në Gjirokastër është emëruar ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu.
Qyteti i gurtë do të ketë 4 mandate deputeti në parlament, pasi për shkak të rënies së popullsisë iu hoq një përfaqësues.
Një ditë më parë, kreu i PD-së Basha njoftoi edhe drejtuesit politik për Tiranën.
Grida Duma do të drejtojë Kavajën dhe Rrogozhinën, teksa Flamur Noka lë Kukësin për të drejtuar zonat Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.
Po ashtu dhe Agron Shehaj nuk do të jetë më në Vlorë por do të drejtojë njësitë 5 dhe 7.
Njësitë e tjera do të ndahen mes Jorida Tabakut, Aldo Bumçit, Albana Vokshit, Alfred Rrushaj dhe Belind Këlliçit.