"Marrin lekët e dynjasë" Vik Kraja tregon Dj që paguhen më shumë në Shqipëri
Dj Vicky është një ndër emrat më të dashur të muzikës në Shqipëri. Sa herë që përmendet emri i tij menjëherë në mendje na vjen atmosfera që ai krijon dhe hitet që ai bashkë me Flori Mumajesin i ofrojnë publikut shqiptar.
Mëngjesin e sotëm Vik Kraja ishte i ftuar në emisionin "Ditë e RE" ku foli për pandeminë, projektet, dashurinë e tij për muzikën dhe familjen, me pak fjalë nuk la asgjë pa përmendur.
Një nga dashuritë e Vikit padyshim që është muzika, prej shumë vitesh Dj e kemi parë të performojë rryma të ndryshme ku një nga të preferuarat e tij është ajo hip-hop.
E për të folur mbi pagesën Viki tregon se Dj më të paguar janë ata të dasmave, duke shtuar se kanë një punë të vështirë pasi duhet të jenë njohës shumë të mirë të traditës së vendit ku performojnë.
"Muzika elektronike gjithmonë më ka pëlqyer, gjithashtu edhe hip-popi , se unë vi nga zhaneri i rrymës hip-pop , unë e kam nisur me hip-pop këtu dhe para shumë vitesh. Jam fiks si DJ që i bën të gjitha.
Dj e dasmave i kam shokë dhe fitojnë lekët e dynjasë, fitojnë shumë, më beso. Por, më kanë thënë shpesh herë a e bën, nuk e kam për turp se thonë ' ja ky dj dasmash', por është shumë e vështirë. Kam rastisur njëherë në një vend me një mikun tim sa kishte filluar këtë punë dhe nuk di të them se çfarë ka hequr.
Se duhet të dish traditën, kënga e nuses, kënag e pinguinit, iku krushku , shpejt erdhi kjo iku ajo. Ka dhe nuk ka me play list, ka dhe nga ata që ja shkatëron dasmën tjetrit edhe"