"Nga ti s'më mungoi asgjë, unë ta përmbusha ëndrrën", Çiljeta mesazh prekës për humbjen e të atit

Këngëtarja, Çiljeta Xhilaga, ka gjetur forcën për të shkruar dy fjalë zemre për të atin të cilën e humbi për shkak të Covid.

Përmes një postimi prekës në Instagram, këngëtarja shprehet e lumtur që të paktën i përmbushi ëndrrën sa ishte gjallë, të qënit gjysh.

Siç ajo tregon, ditët e fundit të jetës, kur sëmundja u rëndua, ai reagonte vetëm kur këngëtarja i përmendte emrin e të birit.

Prej ditësh, babai i këngëtares shqiptare, Çiljeta Xhilaga ishte i infektuar me Covid-19, dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa ditën e sotme, ai humbi betejën me virusin e vdekjeprurës.