Julian Deda e thotë troç: Roshi dhe Ndrenika nëse nuk do të kishin lindur në Shqipëri do të adhuroheshin njëjtë si Al Pacino
Një nga aktorët më të dashur shqiptar, Julian Deda, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin "PolitkOn" në RTV Ora me gazetarin Alfred Lela ku ka treguar vlerësimin e tij për ikonat e kinematografisë në Shqipëri.
Në listën e Julit nuk mund të mungonin, Ndriçim Xhepa, Robert Ndrenika dhe padyshim Kadri Roshi të cilët sipas aktorit nëse do të kishin lindur diku tjetër sot do të adhuroheshin njëjtë siç adhurojmë Al Pacinon.
"Ndriçim Xhepa është një ndër katër aktorët më të mirë që ne kemi. Kadri Roshi nëse do të kishte lindur diku tjetër dhe jo në Shqipëri sot do ta adhuronim siç adhurojmë Deminon dhe Al Pacinon. Bashkë me Robert Ndrenikën, që mos marr shumë emra se pastaj do fillojnë të mërziten pse nuk më përmende. Unë mendoj se edhe Ndriçimi që në atë kohë ka qenë shumë modern dhe ka qenë nëj shembull për të gjithë ata që janë marrë me filmin"