Rama e bëri shembull, reagon Mamaqi: Më falni miq…, duhej të ndaja me njerëzit ato që di për jetën
Një ditë pasi kryeministri Rama i tërhoqi publikisht vëmendjen për shkeljen hapur të masave anti-Covid me mbajtjen e seminarit, ka ardhur edhe reagimi i aktorit dhe sipërmarrësit Ermal Mamaqi.
Në një postim në rrjete sociale, Mamaqi është justifikuar se situata doli nga kontrolli për shkak se në trajnim erdhën më shumë njerëz nga sa e kishin planifikuar dhe e kishin të vështirë që të mos i pranonin në sallë.
"Më falni Miq që nuk jam modest, por nuk mund ta mbaj vetëm për vete diçka që e di me siguri se tranformon jetën tuaj dhe e bën atë më të bukur dhe me vlerë" thotë ndër të tjera ai.
Gjithçka lidhet me trajnimin e mbajtuar nga ana e tij në datë 30 janar në Tiranë.
LEXO EDHE: Rama, kritika të vetëve dhe Ermal Mamaqit për shkeljen e masave: Mori gjobën siç e meritoi
Aktori realizoi një seminar me një numër të lartë personash në sallë, pa distancë fizike dhe maska.
Kryeministri Rama deklaroi dje se Mamaqi dhe pse mik i tij, mori gjobën siç e meritonte por vlera e saj nuk është bërë ende publike.