“Heeej, hape krahun, dua të flas me receptorin”, telefonata gallatë e qytetarit nga Golloborda në Ora News

Emisioni “Ora Juaj” në Ora News pret çdo mëngjes me dhjetëra telefonata, ku qytetarët shprehin shqetësimet e tyre me shpresën se publikimi i tyre mund të sjellë edhe zgjidhje.

Por nuk mungojnë as telefonatat gallatë, me qytetarë që tentojnë të venë në siklet moderatorin e emisionit Klodi Karaj.

Një rast i tillë ishte edhe ai i mëngjesit të sotëm, ku protagonist ishte një qytetar nga Gollborda.

Qytetari: Thashë hape krahun, të flas vetëm unë me atë

Gazetari: Po prit. Që të hapësh krahun duhet ta mbyllësh me njërin e ta hapësh me tjetrin, apo jo?

Qytetari: Du me fol me receptorin

Gazetari: Me receptorin?!

Qytetari: Po

Gazetari: Si të flasësh me receptorin?!

Qytetari: Po duhet me fol. Ai të flasë unë të përgjigjem

Gazetari: Jo, jo. Po ti the ai të flasë unë të përgjigjem. Tani do flasë unë të përgjigjesh ti

Qytetari: Hej, hej, ti përgjon telefonin tim. Me telefonin tim s’ka njeri kush me u marrë…Golloborda nuk rri duarkryq