"Dua të jetoj", eksperienca e saj me Covid-19, Mariza Ikonomi sjell projektin më të ri
Mariza Ikonomi është këngëtare dhe autore këngësh shumë e njohur, ajo ka vite në tregun muzikor dhe si herën e parë vazhdon të lerë të gjithë gojë hapur me vokalin e saj.
E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e RE" në RTV ORA, nën moderimin e Arjon Muçës dhe Arjola Shehut, ajo ka folur këngën e saj më të re në tregun muzikor ‘Dua të jetoj’, dhe si ndikoi pandemia në jetën dhe projektet muzikore.
Kënga e saj e titulluar "Dua të jetoj" është krijuar në një moment tepër të vështirë për këngëtaren pasi ishte infektuar nga Covid-19. E mbyllur në dhomë Mariza u ul në piano dhe filloi të kompozonte këtë super projekt.
"Jo më kot e kam publikuar këngën time Dua të Jetoj, ishte një moment kritik. Ishan në dhomën time dhe unë si gjithë të tjerët isha me Covid. Unë u futa në mendime të thella. Ishte një lloj frike por unë kam një gjë, jeta ime është githmonë e drejtuar drejt besimit dhe kur ti ke besim e kalon situatën më lehtë"