Zjarri shkrumbon mjetin në Fier, dyshimet e para

Një automjet në Fier është shkrumbuar mbrëmjen e sotme nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Ferras, ku mjeti tip "Mitsubishi", në pronësi të shtetases V. N, ka  marrë flakë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në kroskot të automjetit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.