Tirana numrin më të lartë të gjobave, qytetarët injorojnë maskën
Tirana rezulton qyteti i parë në rang vendi për numrin më të lartë të vendosjes së gjobave për mos-mbajtjen e maskës.
Por edhe pse është një numër i lartë që kanë marrë masë administrative të shumtë janë qytetarët që nuk e zbatojnë aktin normative.
Qytetarët mendojnë se vendosja e maskave nuk ka qenë efektive ndaj një pjesë nuk i mbajnë maskat.
"Jo fare efiksase, nuk ka asnjë rezultat. Pse nuk kanë vdekur njerëzit gjatë kohës që i kanë mbajtur maskat? Njerëzit kane vdekur çdo dit"
Ndaj e kundërshtojnë aktin normative dhe vendosjen e gjobave të policisë.
"Nuk dueht të vendosin asnjë gjobë. Njerëzit nuk janë rrobotë, ata janë të vetëdijshëm kur duhet të mbajnë maskë e kur jo"
Megjithatë qytetarët mendojnë se patrullat e policisë që monitorojnë zbatimin e masave anticovid, nuk duhet të vendosin gjoba por të japin dhe këshilla e të ushtrojnë kontrrolle nëpër lokale.