Lushnje, dyshohet se përndiqte të renë, prangoset 30-vjeçari

Një 30-vjeçar është prangosur ditën e sotme në Lushnjë.

Ai dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23-vjeçare.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 23 vjeçe, banuese në Lushnjë." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale "Përndjekja"