U aksidentua nga "Seat-i", ndërron jetë në spitalin e Fierit 67-vjeçari

Ka ndërruar jetë shtetasi me iniciale I.M, 67 vjeç i cili u aksidentuar mbrëmjen e djeshme në Fier.

Ndërkohë, ppolicia e Fierit ka arrestua në flagrancë shtetasin H. A., 61 vjeç, banues në Vlorë, si shkaktar i aksidentit.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Kthesa e Etc”.

Shtetasi L. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Seat” aksidentoi dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç, banues në Fier.

"U arrestua në flagrancë L. B., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 30.01.2021, rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Kthesa e Etc", duke drejtuar automjetin tip "Seat" ka aksidentuar dy këmbësorë, shtetasit I. M., dhe Gj. M., të dy 67 vjeç.Shtetasi I. M., gjatë orëve të natës ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Gj. M., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Nga ana tjetër, shtetasja Gj. M. 67 -vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe: Dy aksidente në Tiranë e Fier, plagosen katër këmbësorë