Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen dy persona
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2021, 09:19
Një aksident automobilistik raportohet të ketë ndodhur në aksin Elbasan-Librazhd, në fshatin Labinot Fushë.
Nga përplasja raportohen dy të plagosur, bën me dije Ora News.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe lagështira në rrugë.
Të plagosurit janë nisur drejt spitalit të Elbasanit.