Ian Bremmer në PolitikOn: Nëse nuk do të ishte për Facebook dhe Twitter Trump nuk do të ishte president
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 23:14
Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, autori dhe biznesmeni Ian Bremmer u shpreh se një nga arsyet pse erdhi Trump në pushtet ishte media dhe rrjetet sociale.
Ian Bremmer: Një nga arsyet pse erdhi Trump në pushtet ishte media dhe rrjetet sociale. Njerëzit po lexojnë dhe po disinformohen me informacion të cilin e kanë parapëlqyer. Algoritmi i rrjetit po i drejton rreth asaj.
Njerëz si Trump me lajmet e rremë po e bëjnë këtë gjë. Nëse nuk do të ishte për Facebook dhe Twitter Trump nuk do të ishte president. Kjo është një ndër arsyet pse erdhi Trumpi dhe pse trumpizmi do të vazhdojnë edhe pas këtyre zgjedhjeve.