FOTO/ Vishuni mirë, i ftohti "pushton" Tiranën edhe për dy ditë, fundjava me shi
Temperaturat e ulëta do të vijojnë të jenë prezente në vend deri në fundjavë, e cila do të shënojë një rritje të lehtë .
Të enjten pritet që në kryeqytet temperaturat të regjistrojnë 0 deri në -1 Gradë Celsius, duke u përmirësuar gjatë mesditës, e mbërritur në 6 Gradë Celsus.
Në zonat malore i ftohti pritet të jetë më agresiv sa në ditët e kaluara dhe temperaturat priten të zbresin deri në -7 gradë celsius.
"Situata vjen duke u përmirësuar. Duke filluar nga orët e mbrëmjes dhe në vijim do të ketë pauzë të reshjeve duke sjellë kryesisht mot të kthjellët dhe reshje të izoluara në territorin shqiptar, situatë e cila vijon deri në ditën e premte, në orët e vona të mbrëmjes, duke bërë që fundjava të jetë me reshje shiu dhe dëbore.
Këto ditë të ftohta do të mbeten prezente edhe ditën e enjte e të premten ndërsa e shtuna dhe e diela do të sjellë një rritje të temperaturave të ajrit duke na rikthyer në realitetin e muajit janar", sipas Metoalb.










