Hetuesit italianë në Pukë, verifikojnë nga afër makinën e Pecorellit dhe vendin ku u gjet e djegur

Ekspertë italianë kanë mbërritur në Shqipëri në një përpjekje për të zbardhur misterin që ka ngritur zhdukja e biznesmenit Davide Pecorelli.

Puna nisi nga Puka, atje ku mjeti që 45-vjeçari kishte marrë me qira u dogj tre javë më parë.

Pamjet në video tregojnë hetuesit italianë teksa kqyrin e fotografojnë atë që ka mbetur nga mjeti, brenda të cilës u gjetën mbetje kockore.

Dyshimet janë se ato i përkasin 45-vjeçarit, por për të thënë fjalën e fundit hetuesit italianë dhe kolegët shqiptare presin raportin e krahasimit me një familjar në Itali.

E paqartë mbetet ndërkohë çfarë ndodhi mbrëmjen e 6 Janarit në rrugën e Gjegjanit, atje ku ishte ndalesa e parë e hetuesve nga vendi fqinj, të shoqëruar nga kreu i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj.

Ekspertët sipas burimeve ende nuk kanë dalë në përfundimin se çfarë e shkaktoi zjarrin në makinë dhe nuk mund ti japin përgigje pyetjes nësë Davide Pecorelli u vra, apo ngjarja ishte aksidentale.

Rezultatet e ekspertizave, pistat e hetimit dhe dëshmitë e marra nga prokurorët në të dy vendet u ballafaquan për rreth dy orë në një takim në prokurorinë e Pukës, pas të cilit asnjë prej palëve nuk bëri komente.

Davide Pecorelli, natën që u zhduk po kthehej nga Puka drejt Tiranës, ndërsa ishte në Shqipëri për biznes.

https://youtu.be/F2cJqYItZ_g
https://youtu.be/Um_6I8lY8F0