Mediat greke "zbërthejnë" takimin e Ramës në Turqi: U kthye me dhurata parazgjedhore, Erdogan e admiron...

Mediat greke vijojnë të analizojnë vizitën e kryeministrit Rama në Ankara dhe pritjen pompoze që i bëri presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

Gazeta greke “Kathimerini”, në një shkrim me titull “Dhuratat parazgjedhore të Erdoganit për Ramën”, ka trajtuar raportet mes dy udhëheqësve, vizitën ku ai mori premtimin për ndërtimin për 3 muaj të spitalit të Fierit dhe rikonstruksionin e xhamisë së Plumbit.

"E gjithë bota, ishte dëshmitare e ceremonisë së pritjes me kuaj, me kalorës të veshur si osmanë që mbanin në duar flamurin shqiptar, limuzina, imazhe nga sallonet e sulltanit dhe gjëra të tjera mbresëlënëse".

Sipas medias greke “Kathimerini”, Erdogran e "admiron" Ramën sepse ai i ka hapur portat e Shqipërisë, duke e dërguar atë në krahët e Turqisë, ndërsa vendi po pret fillimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Po sipas të njëjtës media, Rama është ngarkuar me "dhurata" parazgjedhore, të tilla si spitali COVID-19 në qytetin e Fierit, e cila sipas presidentit turk do të jetë gati para zgjedhjeve të pranverës, një degë e Universitetit Politeknik të Ankarasë në Tiranë dhe premtimet  për shtim të investimeve turke në Shqipëri.

Megjithatë, kryeministri shqiptar u largua nga Ankaraja me një deklaratë-direktivë të Ministrit të Jashtëm turk  Tsavousoglou, duke marrë titullin e ndërmjetësuesit në konfliktin greko-turk.

 Opozita ironizonte “medaljet” turke për Kryeministrin e tyre, megjithatë “Bild”-i gjerman gjithashtu e paraqiti atë si një “ndërtues urash” midis Greqisë dhe Turqisë – në fakt, kjo bëri që ai të merrte bekimin e Angela Merkelit.

Ideja se vizita e Ramës në Turqi dhe në Greqi më pas ndihmoi në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke i bërë dy shtetet të ulën në tryezën e bisedimeve, është pranuar nga të gjithë.

Jozyrtarisht, burime diplomatike pranë tri palëve i thanë “Kathimerini”-t se, asgjë nga këto nuk është e vërtetë, duke vënë në dukje se “është absolutisht e sigurt që nëse Greqia dhe Turqia do të kishin nevojë për dikë në këtë rol, ata do ta kërkonin atë në një vend ose te një lider me fuqi dhe prestigj ndërkombëtar” dhe se çështja e diskutimeve Turqi-Greqi ishte mbyllur para udhëtimit të z. Rama në Ankara.

Ai shtoi se të dyja palët kishin arritur madje edhe të përcaktonin edhe vendin ku do të zhvillohej takimi, duke hedhur poshtë kështu thashethemet për Tiranën, me të cilat ministri i Jashtëm turk shoqëroi dhuratat parazgjedhore.