E rëndë në Librazhd, koronavirusi nuk kursen nënë e bijë, humbin jetën brenda të njëjtës ditë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2021, 12:15
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Librazhd. Nënë e bijë, kanë ndërruar jetë brenda të njëjtës ditë nga Covid-19.
Gazetarja e Ora News në Elbasan, Edisona Skëneri, raporton se mamaja, Safete Leka, 93-vjeçe, jetonte në të njëjtën shtëpi me të bijën, Vera Hysi 71-vjeçe dhe bashkëshortin e kësaj të fundit.
Para disa ditësh, Verës iu shfaqen shenjat e para të virusit, e menjëherë i është drejtuar për kurim spitalit "Shefqet Ndroqi" në kryeqytet.
Por fatkeqësisht gjendja e saj është përkeqësuar dhe pas tre ditësh në intubim nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se fillimisht ka ndërruar jetë mamaja e Verës, Safetja, e pas 4 orësh nuk ka mundur të mbijetojë as 71-vjeçarja.
Lexo dhe: Dje u regjistruan 879 raste të reja, 8 viktima dhe 284 në spitale