Ndryshime në Kadastrën e Elbasanit, Mariglen Disha emërohet drejtor

Ndryshime të reja kanë ndodhur në Kadastrën e Elbasanit.

Inxhinieri Mariglen Disha është prezantuar si Drejtori i ri i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan.

Mariglen Disha ka kryer studimet e larta në Universitetin Politeknik të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ku është diplomuar për Ndërtim në vitin 2006.