Ushtronte në lokal aktivitetin e lojërave të fatit, policia arreston 39-vjeçarin

Komisariati i Policisë Nr. 4 në kryeqytet, ka goditur një rast të organizimit të lojërave të fatit, të cilat janë të ndaluara me ligj në vendin tonë.

Në njoftimin për mediat, policia tregon se ka arrestuar pronarin e lokalit, i identifikuar si shtetasi me iniciale F. M., 39 vjeç.

"Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, është evidentuar një rast i zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë 39-vjeçari, pasi në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular, dy aparatura që i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara dhe një sasi valute e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm".

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.