Sherr me thika në Durrës, plagoset 19 vjeçari

Pas një konflikti të çastit mëngjesin e sotëm në lagjen 7 në Durrës, një 19 vjeçar është plagosur me thikë.

E.H. është dërguar menjëherë në spital, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq autori i ngjarjes me iniciale S.K., është kapur në banesën e tij dhe po shoqërohet në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.