Vdekja e ish-ministrit, mediat greke: Dyshime se u vra, ka dëshmi se u konfliktua me peshkatarët
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis.
Sipas medias greke "Protothema", dëshmitarë okularë u kanë dëshmuar autoriteteve të portit se ish-ministri ka pasur një debat me pasagjerët e një anijeje peshkimi pak para se të ndërronte jetë duke forcuar kështu dyshimet se ai mund të jetë vrarë.
Informacionet e deritanishme, tregojnë se oficerët e Rojes Bregdetare, që po merren dhe me këtë çështje, kanë në duar përshkrimet e njerëzve, si dhe karakteristikat e anijes së peshkimit.
Është çështje kohe sipas dëshmive që të gjendet anija dhe pronari i saj.
Spekulohet se ai mund të jetë një peshkatar profesionist i zonës, pasi në afërsi të këtij porti, vetëm anijet lokale po peshkojnë në këtë periudhë.
Situata e krijuar nga pandemia e koronavirusit, që kanë shtyrë autoritetet të ndalojnë aktivitetin e peshkimit, është një nga pistat që po hetohet.
Autoriteti Portual në Eretira, pretendon se mesditën e së dielës, midis orës 12:30 dhe 1:00 sipas orës lokale, anija e peshkimit në fjalë po përgatitej të hidhte rrjetat, ndërsa po në këtë kohë, ish-ministri Sifis Valkrakis, u shfaq me varkën e tij për të peshkuar.
Kapiteni i anijes së peshkimit, përballë tij, thuhet se ka reaguar armiqësisht duke u rrotulluar rreth varkës së Valyrakis për të shkaktuar valë dhe për ta trembur ose hedhur në det.
Kjo mundësi po shqyrtohet sepse pasi ish-ministri ra në ujë, anija e peshkimit kaloi mbi të, duke e plagosur rëndë me helikën e tij në kokë dhe fytyrë, si dhe në dorë, pasi u gjet me një gisht të këputur në dorën e tij të majtë.
Nuk përjashtohet që dëmtimet e rënda kraniocerebrale të zbuluara nga eksperti mjekësor dhe të shkaktuara nga një mjet prerës të kenë ardhur nga helika e anijes së peshkimit dhe jo anija e tij.
LEXO EDHE