Turqia dhe Greqia rinisin sot bisedimet në Stamboll

Kufitjë detarë, Turqia dhe Greqia ulen sot për të biseduar

Diplomatët nga Turqia dhe Greqia pritet të takohen sot në Stamboll për herë të parë pas 5 vitesh për t'u konsultuar mbi pretendimet për kufijtë detarë.

Konsultimet vijnë nën presionin e Bashkimit Europian dhe NATO-s pas tensioneve që përfshinë palët në Mesdheun Lindor vitin e kaluar.

Një javë më parë, Greqia vendosi zgjerimin me 12 milje detare të ujërave të saj territoriale përballë Shqipërisë në Detin Jon.

Kryeministri, Kirjakos Micotaqis tha të mërkurën se e njëjta politikë do provohet të ndiqet edhe me Turqinë, për sa i përket zonës ekskluzive ekonomike dhe shelfit kontinental në Detin Egje dhe në Mesdheun Lindor.

Ndërsa në Detin Jon Greqia fiton me ligj 13 mijë kilometra katrorë territor, në Egje ajo kërkon sovranitet mbi 71 për qind të hapësirës detare, sipas rregullit të 12 miljeve.

Ankaraja thotë se territoret ujore në Detin Egje nuk mund të merren në mënyrë të njëanshme ndërsa ka pretendime për sa i përket disa ishujve që i kanë mbetur Athinës.