Vetëvendosje e PDK gjobiten me 2 mijë euro në fushatë
Lëvizja Vetë Vendosje dhe Partia Demokratike në Kosovë janë gjobitur me 2000 euro për shkak të shkeljes së rregullave anticovid.
Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit nuk ka filluar ende zyrtarisht, por partitë politike kanë filluar mbledhjet ka disa ditë.
Pavarësisht thirrjeve të shumta për respektimin e rregullave anticovid, kjo gjë nuk po respektohet nga vetë partitë.
Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Adonis Tahiri ka bërë të ditur se janë gjobitur dy parti politike në vend.
“Askush mbi ligjin, as VV! Grumbullimi i njerëzve në hapësirë të mbyllur. Shumë prej tyre pa maska”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
“Askush mbi ligjin! Zbatimi i masave dhe ruajtja e shëndetit publik, është obligim për të gjithë,” tha në një postim tjetër që i referohej partisë Demokratike.