Gjendet e pajetë një grua në Prizren, nisin menjëherë hetimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Janar 2021, 09:09
Një person i gjinisë femërore është gjetur i pajetë në një shtëpi në Prizren të Kosovës.
Sipas Policisë, vdekja e saj është disi e dyshimtë, ndërkohë që kanë nisur menjëherë hetimet.
Viktima është gjetur gjatë mesditës së ditës së hënë, ndërsa trupi I saj është dërguar në Institucionin e Mjekësisë Ligjore për hetime të mëtejshme.