Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje, ish zv/ministri: Gjyqtarët e Kushtetueses, nuk janë aty për vendime jo kushtetuese

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për të mos lejuar kandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka shkaktuar jo pak reagime në Prishtinë e jo vetëm.

Sipas ish zv.ministrit të brendshëm Selami Shkodra, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk janë aty për nxjerrë vendime jokushtetuese.

Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese s'ka dilema se ka tejkaluar objektin e kërkesës të Lëvizjes Vetëvendosje për trajtimin e votës së Et'hem Arifit në formimin e qeverisë Hoti.

Shkodra shton se:

"Në situatën e paqartë në cilen po rrëshqet vendi ska dilem se na dergon në drejtim të një kaosi ditve të ardhshme kjo ka ardhur si rezultat i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilët për arsyje të cilat ata i dijnë kanë nxjerrë nje vendim jo kushtetues dhe si pasojë kanë futur procesin zgjedhor në një situat kaotike që të njetit skanë patur kompetencë për një vendim të tillë, në rastin konkret të vetmit që kanë tejkaluar dhe kanë nxjerr vendime jo kushtetuese janë vetë gjyqtarët e Gjykates Kushtetues dhe si pasojë kanë nxjerrë një vendim të pazbatueshëm".

Postimi i plotë:

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk janë aty për të nxjerrë vendime jo kushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese s'ka dilema se ka tejkaluar objektin e kërkesës të Lëvizjes Vetëvendosje për trajtimin e votës së Et'hem Arifit në formimin e qeverisë Hoti. Ky vendimi ka sfiduar seriozisht stabilitetin e vendit pasi që i njejti ka vendosur së paku për dy çështje të cilat nuk ishin objekt i kërkesës.

Këto trajtime kanë prodhuar efekte në procesin zgjedhor e të cilin edhe e kanë futur në kaos.

Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese do duhej ta kishin të qartë qysh në fillim të trajtimit të çështjes së ngritur se objekt i çështjes ishte vetëm shqyrtimi i votës së deputetit Et'hem Arifi në zgjedhjen e qeverisë Hoti dhe jo çështje të tjera të cilat nuk kanë qenë të ngritura në kërkesë.

Në vitin 2017, Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se nuk mund t'i mohohet e drejta pasive për të kandiduar si dhe ka ardhur në përfundim se nuk mund t'i hiqet askujt e drejta e zgjedhjes, derisa ajo e drejtë nuk i merret me vendim nga gjykata kompetente bazuar në dispozitat e kodit penale të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese nuk e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës supreme por i referohet vetëm në pjesën e arsyetimit Vendimit të Gjykatës Supreme të vitit 2017.

Në mes të konfliktit të dispozitave ligjore të ligjit për zgjedhje dhe dispozitave të kodit penal ska dilema se në rastin konkret vlejnë dispozitat e kodit penal që rregullojnë këtë materie "Kur kemi të bëjmë me pasojë juridike të dënimit. Kodi Penal nuk ia ndalon kandidimin në rast se një gjykatë e rregullt me anë të vendimit plotësues nuk i ka shqiptuar denimin plotësues dhe si ka ndaluar të dënuarit të drejtën për tu zgjedhur.

Asnjë institucion, e duke përfshi edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të rrënojnë këto parime themelore.

Në situatën e paqartë në cilen po rrëshqet vendi ska dilem se na dergon në drejtim të një kaosi ditve të ardhshme kjo ka ardhur si rezultat i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të cilët për arsyje të cilat ata i dijnë kanë nxjerrë nje vendim jo kushtetues dhe si pasojë kanë futur procesin zgjedhor në një situat kaotike që të njetit skanë patur kompetencë për një vendim të tillë, në rastin konkret të vetmit që kanë tejkaluar dhe kanë nxjerr vendime jo kushtetuese janë vetë gjyqtarët e Gjykates Kushtetues dhe si pasojë kanë nxjerrë një vendim të pazbatueshëm.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 14 Shkurtit, Bytyçi: Epokë e re për Kosovën, klasa e vjetër po largohet

Zyrtare/KQZ nuk certifikon listat e LVV-së, AAK-së dhe Nismës