Atentat 27-vjeçarit shqiptar në Greqi, 5 plumba teksa lëvizte me makinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 19:13
Një shqiptar është ekzekutuar me 5 plumba brenda makinës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Hagia Sophia, në qytetin e Patras.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po hetojnë shkaqet e ngjarjes si dhe po bëjnë krehjen e zonës.
Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 27-vjeçar, emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
Por, sipas Protothema, në atentat ka patur dy persona, të veshur me të zeza, dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur pas përplasjes me armë me shqiptarin.