Biden: SHBA e gatshme të injektojë tek popullata 1 milionë vaksina anti-Covid në ditë

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, beson se vendi do të jetë në gjendje të injektojë tek popullata rreth 1 milionë doza vaksinash çdo ditë, për tre javët në vazhdim.

“Unë jam mjaft i sigurt se do të jemi në një pozicion brenda tre javëve të ardhshme ose më shumë për të vaksinuar njerëz në intervalin prej një milion në ditë ose më shumë se kjo”, tha presidenti amerikan.

Biden shtoi gjithashtu se prodhuesit i kanë komunikuar, se kanë kapacitetet e duhura për të prodhuar miliona dozash vaksinash për një periudhë relativisht të shkurtër kohore.

"Të gjitha ato gjëra mekanike janë me të vërtetë. Ato tingëllojnë të thjeshta, por të gjitha janë me rëndësi kur ne po përpiqemi të bëjmë një minimum prej 100 milionë vaksinash në 10 ditë", përfundoi Biden.