Mblidhet KE, Oliver Varhelyi: BE në krah të partnerëve për të siguruar shpejt vaksinën anti-Covid

Eurokomisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, nëpërmjet një statusi në llogarinë e tij në Twitter ka  bërë të ditur se ditën e sotme ai përfaqësoi Komisionin Europian në Këshillin e Punëve të Jashtme.

Varhelyi gjithashtu thotë se BE do të qëndrojë në krah të partnerëve të Ballkanit Perëndimor dhe të fqinjëve për të siguruar sa më shpejt një vaksinë anti-Covid.

Ai nënvizoi edhe shqetësimet mbi zhvillimet e fundit në lidhje me çështjet e kryeopozitarit rus, Aleksei Navalny.