Senati do të pranojë padinë kundër Trumpit

Demokratët në Kongresin amerikan pritet të votojnë për dërgimin në Senat të kërkesës për një gjyq të dytë politik ndaj ish-presidentit, Donald Tramp.

Dhoma e Përfaqësuesve vendosi rreth 2 javë më parë që të procedojë politikisht ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë për revoltën e 6 janarit në godinën e Kongresit, ku u vranë 5 persona.

Ndërsa ish-presidenti Tramp i dënoi ngjarjet në Kapitol, kongresmenët demokratë por edhe disa republikanë thonë se e nxiti ai turmën me mesazhet kundër rivalit dhe presidentit, Xho Bajden.

Shumica qeverisëse kërkon që ish-kreu i shtetit të mbajë përgjegjësi për pasojat e 6 janarit, edhe pse nuk ka më pushtet, dhe të mos i lejohet të garojë më për poste shtetërore.

Drejtuesit politikë të Senatit thonë se procesi kundër Trampit mund të nisë nga 8 shkurti.