Rriten tensionet midis Kinës dhe Indisë,përleshje midis ushtrive në kufi
Ushtritë kineze dhe indiane vazhdojnë ballafaqimet e herëpashershme përgjatë vijës së debatuar kufitare mes tyre.
Palët zhvilluan të dielën raundin e 9-të të bisedimeve në nivel komande ushtarake për të sheshuar mosmarrëveshjet për demarkacionin në Himalajë pas një pauze dymujore.
Bisedimet pasuan përplasjet e 20 janarit, kur patrulla kineze mësohet se tentoi të hyjë në territorin indian të Naku-Lasë, në shtetin e Sikimit në kufi me Tibetin.
Disa ushtarë indianë dhe kinezë raportohet se mbetën të plagosur si pasojë e përleshjeve ballë për ballë me trupat kundërshtare.
Ushtria indiane njoftoi të hënën se përleshja u zgjidh me ndërhyrjen e komandantëve lokalë.
Naku-Laja konsiderohet si vijë kufitare e vendosur midis dy vendeve, por vija reale kufitare mes dy gjigantëve aziatikë është mbi 3,440 km e gjatë dhe e papërcaktuar qartë.
Zona ndodhet në lindje të rajonit indian të Ladakit, ku tensionet e armatosura ndërmjet palëve shkaktuan vdekjen e 20 ushtarëve indianë qershorin e kaluar.
Situata e tensionuar mësohet se i ka përkeqësuar raportet politike dhe ekonomike mes dy vendeve.
India është partneri më i madh tregtar i Kinës ndërsa po zbulojnë rrugët diplomatike për të shmangur konfliktet e hapura ushtarake.